VIDEO/ Dëme kolosale në bizneset përreth hotelit që e hodhën në erë në Sarandë

VIDEO/ Dëme kolosale në bizneset përreth hotelit që e hodhën në erë në Sarandë

13:49, 16/02/2023
A+ Aa A-

Hedhja në erë me një sasi të konsiderueshme tritoli e hotel “Bizantit" në Sarandë, ka shkaktuar dëme materiale të shumta në të gjithë zonën buzë detit. Këtë restorant e ndante me hotel “Bizantin” vetëm një gardh druri. Dëmet materiale aty janë në çdo metër katror.

Puna për të shpëtuar çfarë të mundeshin dhe të restauronin pjesën tjetër nisi që ditën e shkatërrimit. Deri më tani administratori i këtij restoranti ka restauruar fasadat, ndërsa nga përllogaritjet e deritanishme nga  kostoja totale e rindërtimit do të shkojë në 30 mijë euro, shprehet biznesmeni Ilir Pepa për dëmet në restorantin e tij

Apeli i bizneseve u shkon autoriteteve për kompesim të dëmit në mënyrë që të kenë mundësinë të hapin subjektet e tyre për nisjen e sezonit turistik.

Bizneset në vijë të parë janë të parët që çelin sezonin turistik në datë 1 maj, por pas shpërthimit që shkundi Sarandën nuk ka një datë për hapjen e këtyre bareve dhe restoranteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco