SYRI TV/ Rrezikon të shembet një urë në Devoll, banorët: Kemi frikë të kalojmë

13:11, 16/02/2023
A+ Aa A-

Banorë të fshatrave Progër dhe Mançurisht në Devoll rrezikojnë të izolohen për shkak të amortizimit të një ure, e cila rrezikon të shembet. Këmbët e urës janë devijuar, ndërsa bazamenti i saj është dëmtuar nga erozioni lumor.

Nga SYRI TV

Ura e fshatit Progër në Devoll, rrezikon të shembet. Këmbët e urës janë deformuar, ndërsa bazamenti i saj është dëmtuar nga erozioni lumor. Në urë kalojnë mjete të tonazhit të rëndë, mjete bujqësore dhe automjetet e banorëve të fshatit Progër dhe Mançurisht.

Banorët e këtyre fshatrave tregojnë se ura është në gjendje të tillë prej dy vjetësh dhe ndihen të rrezikuar të kalojnë në të. Bashkia Devoll, jashtë kamerës, ka treguar se është duke hartuar një projekt për rehabilitimin e urës, por deri më tani nuk ka një afat se kur mund të ndërhyhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco