Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Humbën pronësinë e hotelit me vlerë 920 mijë euro! Si djali i një prej ortakëve i vendosi tritolin godinës, 90% e aksioneve i përkiste biznesmenit grek

Humbën pronësinë e hotelit me vlerë 920 mijë euro! Si djali i një prej ortakëve i vendosi tritolin godinës, 90% e aksioneve i përkiste biznesmenit grek

12:13, 14/02/2023
A+ Aa A-

Disa orë pas shkatërrimit me tritol të një hoteli dy katesh në Sarandë, policia ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe të arrestojë autorin që vendosi disa kilogramë lëndë plasëse në pika të ndryshme të ndërtesës.

Në pranga ka përfunduar Sotir Çabiri, djali i njërit prej pronarëve të, e cila prej më shumë se 20 vitesh ishte në proces gjyqësor. Policia tha se identifikimi i 36-vjeçarit u bë pas rreth 12 orësh punë intensive hetimore, duke sekuestruar veshje që dyshohet se janë përdorur nga autori, gjatë vendosjes së lëndës eksplozive, 3 celularë dhe sende të tjera që u gjetën në vendngjarje.

Policia sqaroi gjithashtu se shpërthimi në lagjen Nr.1 të qytetit ka ardhur si pasojë e konflikteve të pronësisë ndërsa palët ndodheshin në proces gjyqësor prej vitit 2002. Në fund të këtij procesi, pjesa më e madhe e hotelit do të kalonte në pronësi të shtetasit Dhimiter Evangjeliu me pasaportë greke një nga bashkëpronarët e hotel Bizantit, i ndërtuar në vitin 1996.

Si pasojë e shpërthimit me eksploziv, u shkatërrua plotësisht hoteli dhe gjithashtu u shkaktuan dëmtime të fasadave të objekteve të tjera në afërsi të hotelit. Nga shpërthimi nuk pati asnjë shtetas të dëmtuar.

Një ekspert i kontraktuar nga gjykata e ka vlerësuar hotelin me një vlerë prej 920 mijë eurosh, ku pjesa më e madhe e aksioneve prej 90 për qind i përket Dhimitër Evangjeliu, ndërsa pjesa tjetër është e shtetasit Spiro Çabiri, babai i të arrestuari dhe Vangjel Shtuka, përkatësisht me nga 5% të aksioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco