Evren Kaya: Në Kahramanmaras kanë vdekur 70 shqiptarë nga tërmeti

Evren Kaya: Në Kahramanmaras kanë vdekur 70 shqiptarë nga tërmeti

10:45, 14/02/2023
A+ Aa A-

70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmaras të Turqisë, ndërsa tre të tjerë në Hatay. Kështu tha për KosovaPress, kryetari i Shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya. Sipas tij, deri tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat. Ai kritikoi Ambasadën e Kosovës duke thënë se  nuk po i ndihmonte familjet e prekura nga tërmeti.

Evren Kaya, i cili tha se po shkonte në Adana, vërejti se janë duke marrë ndihma prej disa shtetesh, për të ndihmuar shqiptarët në Turqi.

“Në Kahramanmaras, 70 vetë kanë vdekur. Edhe në Hatay, tre persona, shqiptarë, na kanë vdekur. Ata i kam parë në Facebook dhe çfarë kam dëgjuar, po jua treguj…Për ushqim tani nuk është problem, por për për t’u ngrohur, se ftohtë është shumë. Stufat po i dërgon shteti nga mundet, disa nuk po mundem të lajmërohen, po edhe ne sa mundemi po i ndihmojmë," tregoi ai për Kosova Press.

“Ambasada neve nuk na ka kërkuar hiç. Telefon nuk na ka bërë hiç prej Kosovës. Se di për karrige është ardhur apo për çfarë ka ardhur në Turqi, nuk po e di, ky ambasadori hiç nuk më ka kërkuar. Vetëm Avni Spahiu, Bekim Sejdiu, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe krejt ata që janë kryetarë”, shprehet ai.

Më tej, Kaya shprehet se deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat. “Vetëm një person me familje ka shpëtuar prej ndërtesës, ka dalë gjallë, me katër persona ka dalë… Edhe ai është në fshat tonin për momentin, sa e pyes për diçka, nis të qajë se i ka vdekur fqinji”, përfundon ai.

Nga tërmeti prej 7,8 ballësh në Turqi deri më tani kanë humbur jetën mbi 37 mijë persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco