Çështja Babale/ Shtyhet seanca për Salianjin, ja arsyet

Çështja Babale/ Shtyhet seanca për Salianjin, ja arsyet

11:31, 13/02/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit është tërhequr për të marrë një vendim për shtyrjen e seancës për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianjin këtë të hënë.

Avokati i tij, Ledio Braho ka dorëzuar një kërkesë duke argumentuar se duhet të jetë i pranishëm në një aktivitet në qytetin e Vlorës dhe për këtë arsye nuk mund të jetë prezent.

Në seancë mungon dhe vetë Salianji.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”, ku u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg.

Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti.

Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë, deputeti Salianji, rrezikon burgun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco