Vdes 22-vjeçarja keniane Joy Aoko, e rrahur barbarisht në Tiranë

Vdes 22-vjeçarja keniane Joy Aoko, e rrahur barbarisht në Tiranë

09:36, 13/02/2023
A+ Aa A-

Ka vdekur në atdheun e saj, në Kenia, 22-vjeçarja Joy Aoko Achieng që u rrah barbarisht në apartamentin e saj në Tiranë. Vajza u mor nga nëna e saj në fund të janarit për ta kthyer në vendlindje.

Joy Aoko ishte e shtruar në spitalin e Traumës që nga muaji gusht kur u rrah mizorisht dhe e hodhën edhe nga ballkoni, prej ku përfundoi me dëmtime të mëdha të kokës që çuan në koma.

Mamaja e saj, Ruth Abongo njoftoi gazetarin Igli Çelmeta se “Joy ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin Kenniata në Kenia”.

Joy Aoko ndodhej që më 14 gusht 2022 në spital, në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik. Pavarësisht nga kujdesi mjekësor, ajo nuk arriti t'i mbijetojë dhunës së pamëshirme mbi të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco