Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

EMRAT/ I gjenden 400 doza dhe 1.5 kg kanabis në banesë, arrestohen nënë e bir në Elbasan

10:42, 10/02/2023
A+ Aa A-

Nënë e bir kanë rënë në prangat e policisë në Elbasan pasi janë kapur në flagrancë duke mbajtur në banesë 400 doza të lëndës narkotike kanabis si dhe 1.5 kg të kësaj lënde.

Sipas burimeve për SYRI-n, të arrestuarit janë Franko Elmazi 31 vjeç dhe Rezarta Isufaj48 vjeç. 

Dozat dhe sasia e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë/ Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar "Connection”.

Mbanin në banesë, lëndë narkotike me qëllim shitjen, në sasi dhe në doza, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (nënë e bir).

Sekuestrohen 400 doza të lëndës narkotike kanabis, 1.5 kg të kësaj lënde dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, si rezultat i punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Connection”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit F. E., 31 vjeç dhe R. I., 48 vjeçe (nënë e bir), të dy banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 400 doza të lëndës narkotike kanabis dhe 1.5 kg të kësaj lënde, të cilat mbaheshin nga të arrestuarit, me qëllim shitjen. Dozat dhe sasia e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco