‘E fundosi’ pastruesja me dëshminë e re/ Gjykata vendos ‘arrest me burg’ për ish - zyrtaren e Kryeministrisë

‘E fundosi’ pastruesja me dëshminë e re/ Gjykata vendos ‘arrest me burg’ për ish - zyrtaren e Kryeministrisë

13:24, 07/02/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka vendosur “arrest me burg” për Alda Klosin. Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të martë me praninë dhe të avokatit mbrojtës të saj, i cili më herët tha për mediat se kanë një qendrim për deklaratat e bëra nga pastruesja Rozeta Dobi të cilin do e bënin publik pas seancës.

Alda Klosi u arrestua pak ditë më parë, për shkak të shumës së madhe të parave që u gjetën në banesën e pastrueses Rozeta Dobi.

Kjo e fundit vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë dhe ka akuzuar Alda Klosin se kjo e fundit i ka kërkuar që t’ia ruajë paratë për shkak se kishte konflikte me bashkëshortin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco