SYRI TV/ Hapet kutia e 'Pandorës', 4 në pranga për trafik droge, grupi drejtohej nga një femër

16:24, 04/02/2023
A+ Aa A-

Një grup kriminal i tregtimit ë lëndëve të forta narkotike është shkatërruar në Tiranë. Policia ka vënë në pranga Hortenca Biçaku, Klevi Banushi, Artur Kristo dhe Brikena Frakullin. Kjo e fundit e arrestuar edhe më parë, rezulton personi që siguronte drogën dhe drejtonte grupin. Përveç mbi 6 kg kokainë dhe heroinë, policia sekuestroi edhe shuma të mëdha parash e automjete.

Syri TV

4 persona kanë rënë në prangat e policisë, mbi 6 kg kokainë e heroinë janë sekuestruar si dhe shuma të mëdha parash e automjetesh në kuadër të operacionit “Kutia e Pandorës”.

Në pranga përfunduan:

Brikena Frakulli
Hortenca Biçaku
Klevi Banushi
Artur Kristo

Policia ishte informuar në rrugë operative se një grup kriminal shpërndante droga të forta me shumicë dhe me doza në zona të ndryshme të kryeqyyteti. Hetimet disajavore zbardhën aktivitetin kriminal dhe rolet përkatëse të anëtarëve të grupit.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetases Brikena Frakulli dhe Artur Kristo, Policia gjeti 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje.

Gjithashtru u gjetën dhe u sekuestruan 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

Prokuroria thotë se në krye të aktivitetit qëndronte Brikena Frakulli e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza.

40-vjeçarja rezulton edhe në të kaluarën e proceduar dhe dënuar për të njëjtat vepra penale, përkatësisht në vitin 2015. Policia ka identifikuar edhe furnizuesin kryesor, por për shkak se operacioni është në vijim, mbahet sekret emri i tij.

Gaz. F.Gjinaj.  Mont. H. Maloku. Pamjet. Syri Tv

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco