Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Nxirren nga qelia mjekët e arrestuar,  gjykata vendos pezullim nga detyra deri në fund të hetimeve

Nxirren nga qelia mjekët e arrestuar, gjykata vendos pezullim nga detyra deri në fund të hetimeve

13:02, 04/02/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës i ka nxjerrë nga qelitë e burgut, dy mjekët e arrestuar për korrupsion e shpërdorim detyre dy ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Gjykata ka vendosur që dr. Nazmi Metaliu dhe tekniku i imazherisë, Astrit Mansaku do të qëndrojnë të pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Operacioni "Skaneri"

Një ditë më parë, në Tiranë u zhvillua pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Skaneri” për gjurmimin dhe goditjen e rasteve të korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës. Konkretisht, u arrestuan sepse u morën para pacientëve për të shmangur procedurën standarde spitalore për bërjen e skanerit, mjeku dhe tekniku i Shërbimit të Imazherisë,

Dr. N. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, me profesion mjek dhe A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, me profesion teknik imazherie.

Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco