Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SYRI TV/ Çmimet e hidrokarbureve në rritje abuzive, ekspertët: Më të ulëta, nëse nuk vendosen nga Bordi

12:32, 04/02/2023
A+ Aa A-

Në Shqipëri çmimet e hidrokarbureve vijojnë të mbeten të larta dhe dukshëm më të shtrenjta krahasuar edhe me vendet e rajonit. Teksa kritikojnë mbledhjet e çrregullta të Bordit të Transparencës, ekspertët vlerësojnë se çmimet e karburanteve do të ishin më të ulëta nëse nuk do të vendoseshin nga ky bord.

Nga SYRI TV

Çmimet e hidrokarbureve në vendin tonë vijojnë të mbeten në nivele të larta. Pavarësisht ndryshimeve të shpeshta të bursës, në Shqipëri, Bordi cakton çmime të larta në kurriz të qytetarëve.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se çmimet e hidrokarbureve do të ishin të paktën 10% më të ulëta nëse nuk do të vendoseshin nga Bordi. Sipas ekspertëve, mbledhjet e zhvilluara në mënyrë të çrregullt sollën mospërputhshmëri midis çmimeve në bursë dhe atyre të vendosura nga Bordi, duke lënë hapësira për abuzim.

Referuar faqeve zyrtare, në Shqipëri çmimet e karburanteve rezultojnë dukshëm më të shtrenjta krahasuar edhe me vendet e rajonit. Nga qeveria shqiptare nuk u paraqit asnjë lehtësirë në kuadrin e reduktimit të taksave, siç është vepruar nga qeveritë e vendeve të rajonit, si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

Gazetare: F. Çela

Operator: V. Selamaj

Montazhier: N. Stafa

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco