Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

EMRAT/ Tiranë: Goditet grupi kriminal i drogës që drejtohej nga një femër

EMRAT/ Tiranë: Goditet grupi kriminal i drogës që drejtohej nga një femër

11:35, 04/02/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës, bazuar në inteligjencën informative, se një grup kriminal shpërndante me shumicë dhe në doza, lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, pas një hetimi disajavor nën drejtimin e prokurorisë, siguroi provat e nevojshme për pjesëtarët e një grupi kriminal që shpërndante heroinë dhe kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës. Grupi drejtohej nga një femër. 

Si rrjedhim, organizoi operacionin “Kutia e Pandorës” dhe arriti të vërë në pranga, katër persona: Brikena Frakulli, 40 vjeçe, banuese në Tiranë drejtuese e këtij grupi kriminal; Hortenca Biçaku., 41 vjeçe, anëtare e grupit kriminal; Artur Kristo, 45 vjeç, anëtar i grupit kriminal dhe Klevi Banushi, 20 vjeç, anëtar i grupit kriminal.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetasve Brikena Frakulli dhe Artur Kristo, Policia gjeti dhe sekuestroi, 6 kilogramë heroinë dhe kokainë, përkatësisht 3 kg e 891 gramë lendë të dyshuar narkotike heroinë dhe 2 kg e 110 gram lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Një pjesë e tyre ishte e ndarë në 1100 doza, të gatshme për shitje.

Gjithashtu, nga kontrolli u gjetën shuma të mëdha parash në euro dhe në lekë, konkretisht 83 555 euro dhe 420 000 lekë të rinj që u sekuestruan së bashku me 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

Nga hetimit e kryera, rezulton se këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal që drejtohej nga shtetasja B. F., e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit me doza.

Po nga hetimet është bërë e mundur që të identifikohet edhe personi që furnizonte me sasi kokaine dhe heroine shtetasen B. F., por për arsye hetimi, nuk bëhen të ditura të dhënat, pasi operacioni është në vijim, për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco