Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Radhë të gjata në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut, bie sistemi në vendin fqinj

VIDEO/ Radhë të gjata në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut, bie sistemi në vendin fqinj

10:39, 04/02/2023
A+ Aa A-

Ka një paqartësi në këtë situatë,  pasi disa thonë që sistemi është hakeruar; të tjerë thonë që ka difekt dhe të tjerë që është bërë me qëllim, për të penguar ardhjen e nacionalistëve bullgarë në ceremoninë përkujtimore të një figure historike bullgaro-maqedonase, Goce Dolcev.

Mëngjesin e së shtunës janë krijuar radhë të gjatë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, njoftoi gazetarja Sidorela Xhomaqi.  Sipas informacioneve, ka rënë sistemi në të gjitha pikat e kalimit kufitar të juglindjes me Maqedoninë e Veriut.

Prej orës 6 të mëngjesit, dhjetëra mjete janë bllokuar për shkak të një defekti në sistemin e përpunimit të të dhënave të palës maqedonase. Fluksi më i lartë i mjeteve është në dalje të territori shqiptar, pasi pala maqedonase po punon manualisht.

E njëjta situatë është edhe në pikat e kalimit kufitare të Tushemishtit dhe të Goricës, ndërkohë që autoritetet e kufirit ende nuk kanë bërë një njoftim dhe nuk dihet kur do të ketë riparim të sistemit.

Situata problematike ka ardhur nga përpunimi i të dhënave me regjistër, manuale, që shkakton vonesa serioze për kalimin e qytetarëve drejt Maqedonisë së Veriut.

Në fakt, problemet në pikën kufitare të Qafë Thanës nuk janë raportuar përveç atyre me sistemin TIMS, kurse probleme të shumta ka pasur në pikën kufitare të Kapshticës. Edhe disa javë më parë, emigrantët kanë pritur me orë të tëra për të kaluar kufirin për në Greqi, për shkak të mungesës së punonjësve në palën greke. Gjithmonë është biseduar ndërmjet palëve që ka sjellë më pas, zgjidhjen e situatës.  Deri në këtë moment, për rastin në fjalë në Qafë Thanë, nuk ka ende asnjë reagim nga autoritetet maqedonase, pavarësisht se qytetarët janë në pritje prej orësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco