VIDEO/ Me shpejtësi skëterr, gjobitet i riu pas publikimit të videos në rrjetet sociale

VIDEO/ Me shpejtësi skëterr, gjobitet i riu pas publikimit të videos në rrjetet sociale

16:28, 02/02/2023
A+ Aa A-

Një 19 vjeçar është gjobitur pasi publikoi në rrjete sociale një video duke ecur me shpejtësi jashtë normave të lejuara në një zonë të banuar të Fierit. Pas videos policia identifikoi të riun dhe i vendosi një gjobë prej 40 000 lekë të rinj.

Njoftimi i Policisë:

“Fier/ Qarkulloi me shpejtësi tejet të lartë, në zonë të banuar, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë, drejtuesi i automjetit. Menjëherë pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti që leviz me shpejtësi tej normave të lejuara, në një zonë të banuar, shërbimet e Policisë Rrugore të Fierit kanë bërë të mundur lokalizimin e automjetit që shfaqej në video, si dhe kapjen e drejtuesit të tij, shtetasit A. A., 19 vjeç. Për kundërvajtjen e kryer, konkretisht për shkelje të nenit 139, pika 3 të Kodit Rrugor, ndaj shtetasit A. A. u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco