Përplasi të miturin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 53 vjeçari në Vlorë

Përplasi të miturin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 53 vjeçari në Vlorë

14:57, 02/02/2023
A+ Aa A-

Një 53 vjeçar me iniciale A. S. ka përfunduar në prangat e policisë pasi përplasi një 11 vjeçar me biçikletë dhe tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit të policisë, 11-vjeçari pasi mori ndihmën e parë mjekësore, doli nga spitali.

Vlorë/ Informacion paraprak 

Aksidentoi një të mitur, nuk i dha ndihmën e parë dhe tentoi të largohej nga vendi i aksidentit, Policia e Vlorës ndalon dhe shoqëron në komisariat, drejtuesin e automjetit.   

Rreth orës 13:45, në afërsi të vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve”, shtetasi A. S., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas 11 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit të menjehershëm është ndaluar nga shërbimet e Policisë së Vlorës dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

11-vjeçari pasi mori ndihmën e parë mjekësore, doli nga spitali.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco