Shpallet fajtor kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj

Shpallet fajtor kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj

14:15, 02/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg që konvertohet me 40 orë pune për interes publik.

49-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i  formularëve”.

“Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Qerim Ismailaj dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 40 (dyzet) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës”- thuhet në njoftim.

Kryebashkiaku socialist i denoncuar nga Partia Demokratike, u dënua në vitin 2000 me vendim të formës së prerë nga një gjykatë greke, me 3 vite burg për rrahjen e një personi.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me  një vit burg për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, për akuzën e deklarimit të rremë. Gjatë leximit të pretencës prokurori i çështjes për shkak të parrezikshmërisë të të pandehurit, kërkoi konvertimin e dënimit me 150 orë pune në kominitet. Ismailaj u mor i pandehur nga SPAK, për fshehjen e një dënimi me 3 vite burg në Greqi, duke falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

Zyrtari akuzohet se nuk ka deklaruar një dënim penal në Greqi në vitin 2000 për akuzën e përleshjes. Hetimet ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës filluan me denoncimin nga Partia Demokratike, ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se i zgjedhuri vendor ka qenë i dënuar me tre vite burg në Greqi.

Këtë fakt, sipas Prokurorisë, Ismailaj nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Gjykata pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar dy javë më parë. Greqia ka konfirmuar me letërporosi procedimin penal dhe dënimin e Ismailajt, ku rezulton se ai ka pasur dijeni për procedimin ndaj tij dhe ka firmosur dokumente në palën greke. Ndërkohë publikisht, Ismailaj ka deklaruar se s’ka patur dijeni dhe është proceduar në mungesë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco