SYRI TV/ Thethi, dy javë i izoluar nga dëbora, asnjë ndihmë për banorët, problem edhe përmbytjet në Shkodër

15:22, 26/01/2023
A+ Aa A-

Prej dy javësh është e bllokuar zona e Thethit në Shkodër, për shkak të dëborës. Firma kontraktore nuk ka hapur ende qafën e thores, ndërsa prefektja Angoni tregon se shkak është bërë rënia e vazhdueshme e orteqeve. Për shkak të shkarkimeve nga hidrocentralet, vijon të përkeqësohet situata nga përmbytjet në Shkodër.

Syri tv

Zona e Thethit në bashkinë e Malsisë së Madhe ndodhet prej 14 ditësh e izoluar për shkak të dëborës.

Shkak i ziolimit të banorëve dhe zonës turistike në tërësi, janë bërë rënia e orteqeve të dëborës në Qafën e Thores. Trashësia e dëborës në rrugë në këtë zonë ka shkuar mbi një metër, ndërsa kompania kontraktore për pastrimin e rrugës ende nuk e ka hapur plotësisht atë.

Prefektaja e Shkodrës Majlinda Angoni deklaroi se në zonë bien vazhdimisht orteqe, të cilat pengojnë punën për hapjen e rrugës..

Por, teksa rruga është e bllokuar, banorët e Thethit janë të izoluar prej dy javësh. Një kontakt i Syri Telelvizion në Theth, deklaroi se në fshat ka emergjenca shëndetësore dhe probleme me furnizimin e ushqimeve, ndërsa deri tani emergjencat civile nuk kanë ofruar asnjë ndihmë për banorët.

Shkarkimet nga hidrocentrali Vaut të Dejës, kanë përkeqësuar situatën nga përmbytjet në Shkodër. Aktualisht ndodhen rreth 1400 ha tokë nën ujë, ndërsa 30 banesa në Obot janë të rrethuara nga uji. Rruga e fshatit Obot dhe ujësjellësi Oblika 1 vijojnë të jenë të përmbytura dhe jashtë funksionit. Rruga Shirq-Darragjat eshte e pa kalueshme,ka presence uji ne nje lartesi 80 cm krahasuar me diten e djeshme. Në zonat e përmbytura shkojnë vetëm forcat e ushtrisë, të cilat punojnë gjatë orëve të ditës duke ndihmuar banorët për të kryer shërbimet e tyre jetike. Deri më tani, Qeveria nuk ka shpallur gjendjen e Emegjencës Civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco