Sherr me thika në Pogradec, plagoset i mituri

Sherr me thika në Pogradec, plagoset i mituri

19:22, 24/01/2023
A+ Aa A-

Një sherr mes adoleshentëve në Pogradec ka përfunduar me plagosje me thikë. I dëmtuari është transportuar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe e ka shoqëruar në ambientet e policisë për procedura të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Plagosi me mjet prerës gjatë një konflikti një 15-vjeçar, kapet dhe shoqërohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 24.01.2023, rreth orës 18:15, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Pogradec, i cili dyshohet që gjatë një konflikti fizik me shtetasin N. M., 17 vjeç, banues në Pogradec, është dëmtuar me mjet prerës.

Autori i dyshuar, shtetasi N. M, është kapur nga shërbimet e Policisë menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Pogradec, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco