Atentatet që ndezën luftën mes Rrumit të Shijakut dhe Plarent Dervishit

Atentatet që ndezën luftën mes Rrumit të Shijakut dhe Plarent Dervishit

09:35, 21/01/2023
A+ Aa A-

Aleksandër Laho, i njohur edhe si Pëllumb Muharremi, që të gjithë e thërrasin Rrumi i Shijakut, duket se është në mes të përplasjeve të përgjakshme mes grupeve që i morën jetën Andi Malokut dhe plagosën rëndë ish-prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja.

Emri i tij doli te një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në vendin tonë, teksa dhunoi barbarisht në mes të rrugës, në sy të gruas dhe vajzës, një biznesmen të huaj që kishte ardhur të investonte në Gjirin e Lalzit. Emri i tij u përfol si i përfshirë, por nuk u vu në pranga sot e asaj dite për atë ngjarje të rëndë, për të cilën mediat e huaja shkruan jo pak.

Po përveç tokave në Lalz, dyshohet se në lojën e mafies së tokave ka hyrë edhe zona e Hamallajve, duke bërë të mundur kështu që thuajse të gjitha përplasjet të kenë si shkak parësor këtë përplasje.

Por ndërsa ‘Rrumi’ vijon të jetë i paprekshëm ende nga policia për asnjë prej ngjarjeve për të cilat vetëm i lakohet emri, grupi i Plarent Dervishit sipas policisë është fuqizuar dhe ka vendosur ta godasë Rrumin në pasditen e 1 nëntorit të 2019-s duke i marrë jetën Andi Malokut dhe duke plagosur shënjestrën e tyre, por edhe prokurorin që gjendej në të njëjtin mjet me ta, shkruan Panorama.

Sipas të dhënave që prokuroria ka shqyrtuar prej shumë kohësh, bëhet me dije se ekzistojnë dyshime se atentati i ndodhur me 1 nëntor të 2019-s është pasues i një prite fatale të ngritur në Koxhaj të Shijakut ndaj Plarent Dervishit dhe dy miqve të tij, Juljan Meçaj dhe Bashkim Haxhia, ku ky i fundit është vënë në pranga, ndërsa Meçaj është shpallur në kërkim.

ATENTATI I QERSHORIT 2019

Mesditën e 20 qershorit të para 4 viteve u bë me dije se në Koxhaj të Shijakut ka ndodhur një atentat.

Policia sigurisht që vonoi jo vetëm për të dhënë detaje, por edhe për të shkuar në vendin e ngjarjes. Dy atentatorë me dy kallashnikovë i zunë pritë “Range Rover”-it me ngjyrë të zezë teksa dilte nga një kantier ndërtimi, ku u bë me dije se një skuadër punëtorësh po ndërtonin shtëpi për Plarent Dervishin, ndaj të cilit sot ekzistojnë dy urdhër-arreste ndërkombëtare.

Në mjetin e Dervishit udhëtonin edhe dy miqtë e tij, Julian Meçaj dhe Bashkim Haxhia. Ajo që u mësua më vonë për këtë ngjarje të rëndë, bëri të mundur që policia të mos hidhte dritë nga asnjë shkak apo të dyshuar për ngjarjen. U tha se Juliani u plagos, ndërkohë që në spital e dërgoi me makinë rasti Bashkim Haxhia, duke e lënë të vetëm në rrugë Dervishin.

Nga dëshmitë e dhëna nga të tre personat nuk u dha asnjë detaj tjetër përveç aq sa kishin parë. Policia gjeti më vonë BMW-në e autorëve në flakë, ndërkohë u bë me dije se një ‘Golf 6’ i kishte marrë dy atentatorët dhe shoferin e BMW së nga Shënavlashi ku edhe u dogj makina e pritës.

Policia në fakt aso kohe arrestoi për posedim armësh Haxhiajn dhe Meçajn pasi ata iu përgjigjen me shkëmbim zjarri pritës. Por siç u mësua më vonë, në të njëjtin vend vetëm pak çaste para se sa të ndodhte atentati kishte kaluar edhe i biri i Dervishit, që për fat nuk është qëlluar nga prita.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco