EMRI/ Tre persona masakrojnë një mësues në Tepelenë, policia ...

EMRI/ Tre persona masakrojnë një mësues në Tepelenë, policia ...

21:02, 16/01/2023
A+ Aa A-

Dhunohet një mësues i edukimit fizik në Tepelenë.

Kleanth Laçi, 59 vjeç është dhunuar nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur para pak minutave ne qytetin e Tepelenës kur arsimtari i shkollës 9-vjeçare te qytetit, është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar në rrethana ende të pasqaruara.

Familjaret e arsimtarit tepelenas, kane njoftuar policinë dhe njëkohësisht e kanë shoqëruar në Spitalin e Gjirokastrës për ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas informacioneve të para, arsimtari është thirrur nga tre persona të cilët kanë dashur të sqarojnë një bisedë me të dhe më pas e kanë dhunuar në mënyrë barbare.

Plagët e marra janë përqendruar kryesisht në kokë, fytyre dhe pjesën abdominale.

Mësohet se arsimtari është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorëve të dhunës ndaj mësuesit të edukimit fizik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco