VIDEO-SYRI TV/ Zvarritet rindërtimi në bashkinë Lezhë, 41 familje mbeten pa shtëpi

VIDEO-SYRI TV/ Zvarritet rindërtimi në bashkinë Lezhë, 41 familje mbeten pa shtëpi

17:49, 16/01/2023
A+ Aa A-

Të paktën 41 familje në Lezhë do të vijojnë të presin ende për banesat e reja, pasi një kompani që do të ndërtonte banesat private, është tërhequr duke mos nisur ndërtimin e shtëpive të reja. Sipas bashkisë Lezhë, tërheqja e kompanisë ka ardhur për shkak të rritjes së kostove të ndërtimit. Familja e Valdete Nikollit denoncoi që në dhjetor të vitit 2022, ndaljen e procesit të rindërtimit. 

Syri Tv 

Valdete Nikolli dhe familja e saj, do të vijojnë të presin për një banesë të re, për shkak se procesi i rindërtimit në Lezhë është ndalur.

Një kompani, e cila kishte fituar tenderin për ndërtimin e 41 banesave individuale të familjeve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, është tërhequr duke mos vijuar punën për ndërtimin e shtëpive.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj, firma është tërhequr sepse janë rritur kostot.

Zyrtari bashkisë Lezhë thotë se ndërtimi i banesave të reja do të tenderohet përsëri.

Kujtojmë se, tërmeti i 26 nëntorit 2019 la pastrehë 246 familje në Lezhë. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani kanë hyrë në apartamentet e reja 198 familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco