VIDEO-SYRI TV/ 50 vite nga revolta e Spaçit, nderim 'martirëve të lirisë'

17:37, 16/01/2023
A+ Aa A-

Viti 2023 është shpallur viti i qëndresës antikomuniste në kuadër të 50-vjetorit të revoltës antikomuniste të Spaçit.

Pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit dhe ish të burgosur e të përndjekur Politikë vunë theksin në nderimin e martirëve të lirisë që ngritën flamurin pa yllin komunist.

Syri Tv

Në kuadër të 50-vjetorit të revoltës antikomuniste të Spaçit, 2023 është shpallur Viti i qëndresës antikomuniste.

Kështu është konsideruar ky vit nga pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit dhe Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

Në aktivitetin e organizuar këtë të hënë, ata vunë theksin në nderimin e martirëve të lirisë që në mes të plumbave ngritën flamurin pa yllin komunist, ndërsa adresuan edhe disa kërkesa ndaj institucioneve.

Duke e cilësuar si një mision të papërmbushur dënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri, ish-të përndjekurit politikë bëjnë apel për ndërmarrjen e nismave ligjore në mbështetje të kësaj kategorie.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco