EMRI/ Hyri për të vjedhur në një banesë në Sarandë, përplaset me pronarin, arrestohet i riu nga Lushnja

EMRI/ Hyri për të vjedhur në një banesë në Sarandë, përplaset me pronarin, arrestohet i riu nga Lushnja

16:12, 15/01/2023
A+ Aa A-

Një 25-vjeçar nga fshati Gradishtë në Lushnje, ka hyrë për të vjedhur banesën e një shtetasi në Sarandë.

Ky i fundit e ka kapur në flagrancë dhe mes tyre ka plasur sherri. Më pas, ka ndërhyrë policia, e cila ka bërë të mundur arrestimin e të riut Lavdim Alliu, në kohë reale.

Ndërkohë, po vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Njoftimi i Policisë:

Hyri me forcë në një banesë, për të vjedhur, arrestohet në flagracë 25-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në një banesë, në lagjen Metoq, Sarandë, kishte hyrë me forcë një shtetas, për të vjedhur, dhe po konfliktohej fizikisht me pronarin e banesës, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit L. A., 25 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë.

25-vjecari kishte hyrë me forcë në banesën e shtetasit A. T., për të vjedhur, por ishte konstatuar nga ky i fundit, i cili njoftoi menjeherë Policinë dhe u konfliktua fizikisht me të deri në ndërhyrjen e shpejtë të shërbimeve të policisë që reaguan në kohë reale.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco