Po kërkonte flori, por ngeli brenda në shpellë/ Vazhdon operacioni i shpëtimit të 41 vjeçarit në Gramsh

Po kërkonte flori, por ngeli brenda në shpellë/ Vazhdon operacioni i shpëtimit të 41 vjeçarit në Gramsh

11:21, 15/01/2023
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vazhdon operacioni për shpëtimin e 43 vjeçarit Andrea Dervishi i cili është bllokuar në Kanion.

Bëhet me dije se Dervishi është ende në kanion pasi terreni është pingul dhe i vështirë.

Sipas burimeve për SYRI-n mësohet se do të bëhet zbritja me litar dhe për 200 metra të tjera për të bërë të mundur.

Zjarrfikësja e Gramshit ka arritur të kontaktoj me personin dhe po punohet për nxjerrjen e tij

Kujtojmë se 43 vjeçari ka ngelur i bllokuar mes shkëmbinjve në një zonë të thellë të Gramshit që mbrëmjen e djeshme.

Andrea Dervishi, banues në Belsh, ka qenë duke kërkuar për florinj në një shpellë.

Për shkak të terrenit, ai ka mbetur i bllokuar dhe nuk mund të lëvizë.

Policia e Gramshit njofton se drejt vendit të ngjarjes është nisur shërbimi zjarrfikës për t'i ardhur në ndihmë 43-vjeçarit.

Njoftimi i policisë/ Gramsh

Më datë 14.01.2023, rreth orës 18:35, në vendin e quajtur "Kalaja e Tërvolit", shtetasi A. D., rreth 43 vjeç, banues në Belsh, duke vizituar me miqtë e tij këto vënde turistike, ka mbetur i bllokuar midis shkëmbinjëve, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimi zjarrëfikës, janë nisur në ndihmë të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco