FOTO/ Një person bllokohet mes shkëmbinjve në Gramsh

FOTO/ Një person bllokohet mes shkëmbinjve në Gramsh

21:04, 14/01/2023
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 43-vjeçar ka ngelur i bllokuar mes shkëmbinjve në një zonë të thellë të Gramshit. 

Andrea Dervishi, banues në Belsh, ka qenë duke kërkuar për florinj në një shpellë. 

Për shkak të terrenit, ai ka mbetur i bllokuar dhe nuk mund të lëvizë. 

Policia e Gramshit njofton se drejt vendit të ngjarjes është nisur shërbimi zjarrfikës për t'i ardhur në ndihmë 43-vjeçarit. 

Image

Gramsh 
Më datë 14.01.2023, rreth orës 18:35, në vendin e quajtur "Kalaja e Tërvolit", shtetasi A. D., rreth 43 vjeç, banues në Belsh, duke vizituar me miqtë e tij këto vënde turistike, ka mbetur i bllokuar midis shkëmbinjëve, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimi zjarrëfikës, janë nisur në ndihmë të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco