Kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohet 33 vjeçari, i sekuestrohet dhe lëndë narkotike

Kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohet 33 vjeçari, i sekuestrohet dhe lëndë narkotike

15:24, 12/01/2023
A+ Aa A-

Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Mësohet se shtetasi me iniciale S.Ç ishte shpallur në kërkim dhe pas arrestimit të tij policie i ka sekuestruar dhe lëndë narkotike kokainë.

Njoftim policie

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim S. Ç., 33 vjeç, banues në Dibër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në Dibër, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco