Prokuroria e Tiranës nis verifikimin për pasurine e Alda Klosit, ish shefes së kabininetit të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Pas vjedhjes se banesës së saj nga pastruesja ku ajo pretendon se i ka marrë 120 mijë euro si dhe bizhuteri, nga ana tjetër pastruesja Rozeta Dobi në dëshminë e saj rrefen se ka marrë të shtëpia e zyrtares së lartë 500 mije euro.
Pas denoncimit që vet Klosi ka bërë në polici, organi i akuzës së kryeqytetit ka nisur të verifikojë pasurinë, deklarimet e saj, llogaritë bankare si dhe pasuritë e luajtshme e të paluajtshme.
Mes pasurive të saj rezultojnë edhe 5 apartamente, mes të cilëve 3 në Tiranë dhe dy ne bregdetin e Lezhës, ku për këto të fundit deklaron në kartelat e saj se i ka te dhuruara.
Gjithashtu sipas deklarimeve që ka kryer dhe që Syri Tv i disponon bëhet me dije se Klosi ka edhe dy prona të tjera në Tiranë. Për këtë arsye prokuroria ka nisur edhe dërgimin e shkresave pranë institucioneve bankare si dhe të deklarimit të pasurisë, duke qenë se përfaqësonte subjekt deklarues.
Organi i akuzës ka dyshime që Dobi kishte dijeni mbi paratë e Klosit, pasi ajo është shfaqur në banesën e saj të mërkurën e 15 dhjetorit, pavarësisht se ajo duhej të bënte pastrime në apartament çdo të hënë, njëherë në javë.
Mbetet në pikëpyetje fakti se cika ka qenë arsyeja që Klosi jetonte në apertament me qira në "Rrugën e Kosovarëve", pavarësisht se rezulton pronare apo bashkëpronare në 4 të tillë.
Ndërkohë që mbetet e paqartë kujt i përkisnin 400 mijë eurot e sekuestruara në banesën e pastrueses.
Grupi hetimor dyshon se Rozeta Dobi ka ndjekur të njëjtën skemë si në rastin e vjedhjes së banesës së Klosit, edhe pranë subjekteve të tjera ku ka punuar, por deri më tani, asgjë nuk është konfirmuar me prova.
Madje sipas burimeve mësohet se edhe denoncime të tjera janë bërë në polici te personat që Dobi ka punuar si pastruese, por denoncuesit përvec se kanë pranuar vjedhjen e banesës së tyre duke deklaruar se u ka vjedhur bizhuteri, të gjithë kanë mohuar vjedhjen e parave ne banesat e tyre duke sjellë në këtë mënyrë që 400 mijë eurot të mbeten pa pronar.
© SYRI.net