Zyrtarja e Ramës dha dorëheqjen në kryeministri 5 ditë pas grabitjes

Zyrtarja e Ramës dha dorëheqjen në kryeministri 5 ditë pas grabitjes

11:58, 10/01/2023
A+ Aa A-

Referuar hetimeve të deritanishme të prokurorisë, shuma e parave prej 400 mijë euro dhe 8500 dollarësh e gjetur në banesën e Rozeta Dobit pas përgjimit në komisariat, vijon të mbetet pa pronar.

Deri tani, asnjë nga personat që kanë rënë pre e grabitjes nga ana e pastrueses Rozeta Dobi nuk ka pranuar se shuma e parave t’u përkasë atyre, por janë shprehur se nga banesat e tyre janë marrë bizhuteri.

Sipas Prokurorisë, ka dyshime se kjo ka ardhur për shkak se paratë e gjetura në banesën e 49-vjeçares burojnë nga një veprimtari kriminale dhe nuk justifikohen pasi nuk janë të deklaruara në bankë.

Nga ana tjetër të tjera detaje interesante vijnë për Alda Klosin, e cila ra pre e grabitjes së më shumë se 500 mijë eurove nga ana e Dobit, pasi mësohet se ajo ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në kryeministri pesë ditë pasi ka ndodhur grabitja në shtëpinë e saj.

Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës la në burg Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir. Gruaja tha se paratë ia ka marrë ish-zyrtares Alda Klosi, për shkak se e urrente, por viktima thotë se vetëm 120 mije euro janë të sajat.

Ndërkohë, Leonard Ciko dhe Altin Dine janë dy persona, të tjerë të cilët dyshohet të kenë rënë pre e grabitjeve të Rozeta Dobit, e cila punonte si pastruese në shtëpitë e tyre. Por ata kanë thënë se Dobi u ka marrë sende me vlerë, jo para.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco