Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Vrasja e biznesmenit Papa/ Del foto e Velos duke festuar me Sadikajn

Vrasja e biznesmenit Papa/ Del foto e Velos duke festuar me Sadikajn

12:06, 03/01/2023
A+ Aa A-

Vrasja e biznesmenti Edmond Papa më 16 dhjetor 2022 në Tiranë dyshohet se ka lidhje me ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt.

30-vjeçari Albano Velo, i arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e Edmond Papa, mësohet se ka lidhje shoqërore me Aleksandër Sadikajn.

Në profilin e tij në rrjetet sociale, shihet dhe një foto e Velos dhe Sadikajt në një nga klubet e Tiranës duke festuar vitin e ri më 2017-ën.

Pritet të zbardhen të tjera detaje në lidhje me motivet që lidhin dy krimet me njëri-tjetrin.

Pas dy javësh hetime, policia tha sot se kishte zbardhur vrasjen e Edmond Papës, që tronditi vendin në mes të dhjetorit të vitit që lamë pas, në një lokal në Tiranë.

Albano Velo sakaq ka mohuar përfshirjen e tij në këtë krim, ndërkohë që Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Dyshohet se krimi ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco