Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Aksident në Divjakë, makina përplas të moshuarën, 77-vjeçarja transportohet me urgjencë në spital Foto ilustruese

Aksident në Divjakë, makina përplas të moshuarën, 77-vjeçarja transportohet me urgjencë në spital

10:45, 02/01/2023
A+ Aa A-

Një 26-vjeçar ka aksidentuar më makinë një këmbësorë ditën e djeshme në Divjakë. E aksidentuara është shtetasja me iniciale J.GJ., 77-vjeçe e cila është duke marrë ndihmë në spital për shkak së ka pësuar lëndime.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njhoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

Ç., 49 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
Gj., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale;
Rr., 26 vjeç, banues në Peqin, pasi mbrëmjen e djeshme, në Divjakë, duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësoren, shtetasen J. Gj., 77 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco