Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Plagosi me thikë 27-vjeçarin, arrestohet 19-vjeçari në Korçë

VIDEO/ Plagosi me thikë 27-vjeçarin, arrestohet 19-vjeçari në Korçë

16:45, 25/12/2022
A+ Aa A-

Një 19-vjeçar është vënë në pranga, pasi më 15.11.2022 ka plagosur një person.

I riu me iniciale R. I., banues në Korçë, plagosi një 27-vjeçar pas konfliktit të çastit në lagjen nr. 15.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 15.12.2022, i ka caktuar 19-vjeçarit, masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi nga Policia e Korçës:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, më 15.11.2022, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale, në bashkëpunim me Forcat Speciale ‘Shqiponja’, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. I., 19 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 15.12.2022, i ka caktuar 19-vjeçarit, masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, pasi më datë 15.11.2022, në lagjen nr. 15, Korçë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka plagosur me mjet prerës (thikë), një 27-vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco