EMRI/ Bie nga skela, humb jetën punëtori shqiptari në Itali

EMRI/ Bie nga skela, humb jetën punëtori shqiptari në Itali

18:43, 24/12/2022
A+ Aa A-

Një aksident tragjik në vendin e punës ka ndodhur në zonën e Veronës, pasditen e djeshme, në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se 66-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Kujtim Aliraj, humbi jetën rreth orës 16:00 pasi u rrëzua nga një lartësi prej tre metrash në kantierin e një shtëpie private.

Shqiptari 66-vjeçari ka rënë nga një skelë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje ka mbërritur helikopteri, por nuk mundën të bënin gjë, pasi kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse janë respektuar të gjitha standardet e sigurisë gjatë punës brenda kantierit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco