VIDEO/ Udhëtime vajtje-ardhje në Shqipëri, shkatërrohet banda e kanabisit në Spanjë

VIDEO/ Udhëtime vajtje-ardhje në Shqipëri, shkatërrohet banda e kanabisit në Spanjë

17:29, 24/12/2022
A+ Aa A-

11 persona janë arrestuar nga policia spanjolle, përfshirë edhe kreun e grupit, të cilët merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas mediave të huaja, gjatë momentit të arrestimit, kreu i bandës ka hapur zjarr ndaj efektivëve, por pa mundur dot t’u shpëtojë prangave.

Të organizuar shumë mirë, trafikantët merrnin me qira shtëpi ose apartamente me qira në zona larg qendrave urbane të qyteteve të provincës së Girona dhe i kishin rregulluar këto akomodime për kultivimin e marijuanës në ambiente të mbyllura.

Drejtuesit kryesorë të organizatës bënin udhëtime të rregullta drejt Shqipërisë për të transferuar paratë që fitonin nga shitja dhe shpërndarja e drogës. Ata gjithashtu rekrutuan “kopshtarët” e tyre në vend. Këta persona nuk kanë qëndruar kurrë më shumë se tre muaj në Spanjë, saktësojnë hetuesit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco