Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

EMRI/ Babai dhunon fizikisht vajzën, vëllai ndërhyn për të shpëtuar motrën

EMRI/ Babai dhunon fizikisht vajzën, vëllai ndërhyn për të shpëtuar motrën

10:35, 23/12/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje rëndë është parandaluar në fshatin Zall-Lusen në Kukës. Sipas policisë, konflikti ka ndodhur në familjen e Esat Peposhit

Ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta vajzën e tij vetëm 19 vjeç, për motive të dobëta. Për të parandaluar dhunën e mëtejshme ndaj të motrës, ka ndërhyrë vëllai i saj vetëm 17 vjeç, i cili ka goditur me mjete të forta babanë e tij.

Por me ndërhyrjen e policisë është parandaluar ngjarje e rëndë, pasi është arrestuar 56-vjeçari, të cili në banesë i gjetën edhe një armë zjarri automatik dhe një karikator me 30 fishekë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në familje në fshatin Lusen të Kukësit. Arrestohet në flagrancë 56-vjeçari që ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij. Shpallet në kërkim djali i tij i mitur, i cili ushtroi dhunë ndaj babait të tij, për të parandaluar dhunën e mëtejshme ndaj motrës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zall Lusen, po ndodhte një konflikt në familjen e shtetasit E. P., menjëherë organizuan operacionin policor të koduar “Lusen”, për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 56 vjeç, banues në fshatin Zall Lusen, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi E. P. ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me mjete të forta vajzën e tij 19 vjeçe, për motive të dobëta. Më pas, djali 17 vjeç ka ndërhyrë dhe e ka goditur me mjete të forta babanë e tij, për të parandaluar dhunën e mëtejshme ndaj motrës.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim 17-vjeçari, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një karikator me 30 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco