FOTO e autorit/ Pinë dhe u zunë për parakalimin e makinave, si ndodhi krimi në Gramsh

FOTO e autorit/ Pinë dhe u zunë për parakalimin e makinave, si ndodhi krimi në Gramsh

10:11, 15/12/2022
A+ Aa A-

Personi që shihni në foto është autori i plagosjes së 36-vjeçarit në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në një lokal në dalje të qytetit.

Mesohet se krimi ka ndodhur për shkak të një parakalimi. Autori dhe i plagosuri, të dy në gjendje të dehur, kanë nisur të zihen për parakalimin, pasi njëri preu rrugën me makinë. Pas përplasjes verbale, autori ka goditur 4 herë me thikë 36-vjeçarin.

Mediat kane siguruar foton e Feta Bezatit, 28 vjeç, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë Andi Dragoti. Ky i fundit u arrestua pas krimit, ndërkohë që 36-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës.

Më datë 15.12.2022, në Gramsh, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi F. B., 28 vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gramsh, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e autorit. Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Grmash kanë shoqëruar në Komisariat dhe kanë arrestuar autorin e plagosjes, shtetasin F. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco