SYRI TV/ 'Vrasja dhe dhuna, emergjencë kombëtare': Protestë homazh për gratë e vrara

14:43, 03/12/2022
A+ Aa A-

Vrasja e 35- vjeçares shtatzënë nga ish- bashkëshorti në Prishtinë, ka nxitur reagimin e grave dhe vajze shqiptare. Në një protestë homazh të zhvilluar në Tiranë, ato kanë kërkuar që vrasja e grave  të trajtohet si emergjencë kombëtare, pasi shifrat janë në rritje.  

Nga SYRI TV

Vrasja e grave dhe e vajzave të trajtohet si emergjencë kombëtare. Këtë kanë kërkuar këtë të shtunë një grup aktivistesh nga Tirana, të cilat kanë zhvilluar një protestë në formë homazhi për të gjitha gratë e vrara nga partnerët apo familjarët gjatë këtij viti.

Të rejat e konsiderojnë vrasjen e grave si femicid dhe jo krim pasioni, ndërkohë që nxjerrin në pah dështimin e institucioneve. Protesta e kësaj të shtune vjen në solidaritet me Prishtinën pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë Hamide Gashi nga ish bashkëshorti në dyert e maternitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco