Emrat/ Greqi, xhelozia dhe nën efektin e kokainës, shqiptari qëllon dy herë në kokë të dashurën

Emrat/ Greqi, xhelozia dhe nën efektin e kokainës, shqiptari qëllon dy herë në kokë të dashurën

11:15, 03/12/2022
A+ Aa A-

Xhelozia e çmendur , obsesionet dhe kokaina bënë që banakieri 23-vjeçar shqiptar Qamil Taja të vriste të dashurën e tij 19-vjeçare, Kristjana Brakaj në shtëpinë e tyre dhe më pas të thërrasë policinë dhe të dorëzohet.

Ngjarja ka ndodhur në në orët e para të mëngjesit në banesën ku çifti jetonte në Kaminia.

23 vjeçari punonte në një lokal në Troubë, ndërsa 19-vjeçarja punonte në një lokal nate në Kallithea.

Në dëshminë e tij shqiptari është shprehur se sherri ka nisur për shkak të xhelozisë, shkruan medie greke, Prothema.gr.

Në një shpërthim zemërimi dhe nën ndikimin e drogës, konkretisht kokainës , ai ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve dhe ka qëlluar dy herë në kokë bashkatdhetaren e tij 19-vjeçare, shton më tej kjo medie. 

Sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë ka lajmëruar policinë dhe efektivët e mbërritur në vendngjarje e kanë vënë në pranga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco