Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bilanci i COVID/ 21 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 8 të tjerë

Bilanci i COVID/ 21 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 8 të tjerë

19:34, 02/12/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 21 raste të reja me koronavirus nga 639 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po merr trajtim mjekësor 1 pacient.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 8 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 152 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja me koronavirus janë regjistruar në këto bashki; 11 në Tiranë,   nga 2 qytetarë në Durrës, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Fier, Përmet, Tepelenë, Elbasan.

Statistika ( 2 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore                21
Të shëruar në 24 orë             8
Të shtruar në spitale             1
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       639
Testime totale                   2,009,897
Raste pozitive                      332,267
Raste të shëruara                  328,521
Raste Aktive                             152
Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë                    119
Gjirokastër                14
Fier                           5
Berat.                        4
Shkodër                 3
Elbasan.                   2
Durrës.                      2
Korçë.                        1
Vlorë                         1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco