Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Kokaina e zyrtarit të Ramës në Fier, SPAK letërporosi në Mal të Zi dhe Kolumbi

Kokaina e zyrtarit të Ramës në Fier, SPAK letërporosi në Mal të Zi dhe Kolumbi

12:20, 02/12/2022
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon hetimet për laboratorin e drogës të zbuluar në Fier. Burime bëjnë me dije se hetuesit e Strukturës Anti Korrupsion janë duke shkëmbyer informacione me agjencitë e huaja ligjzbatuese.

Sipas informacioneve përveç letër-porisive të dërguara në Malin e Zi, SPAK do t'i drejtohet me letër-porosi edhe autoriteteve kolumbiane. Kjo për të mësuar kush është shitësi, blerësi i mallit, transportuesit dhe anëtarët e tjerë të grupit që kanë bashkëpunuar që kokaina të futej me plahrat organik artificial në Shqipëri.

Gjithashtu, është kërkuar informacion edhe për aktivitetin e shtetasit Zamir Rodriguez që ka patur në vendin e tij apo precedent të mundshëm në vende të tjera. Ndërkohë që gjithashtu paralelisht hetimet janë në zhvillim e sipër, ku po bëhen ekzaminimet e mallit të sekuestruar dhe administrimit të provave. Letërporositë janë dërguar dhe të tjera pritet të nisen, pasi SPAK ka marrë informacione për shtetas të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal jashtë vendit, të huaj dhe shqiptar që jetojnë apo kanë aktivitet në Kolumbi.

Të arrestuarit në kuadër të operacionit "Konspiracion" janë:

1- Viktor Çervanaku: Drejtor në Drejtorinë e OSHEE-së, ish-kryetari i njësisë administrative Frakull e Madhe 

2- Zenel Çervanaku: Vëllai i Viktorit

3- Denilson Çervanaku: Djali i Viktorit

4- Enxhi Ferhati: E fejuara e Denilsonit

5- Nikolin Gjolena

6- Klajdi Vrioni (Kodra)

7- Julian Malaj

8- Redion Meshi

9- Bledar Matoshi

10- Marildo Rona

Ne kerkim Zamir Rodriguez, kimist 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco