‘Më ndoqën dhe më goditën sapo zbrita nga makina’/ Zbardhet dëshmia e drejtorit të OSHEE-së

‘Më ndoqën dhe më goditën sapo zbrita nga makina’/ Zbardhet dëshmia e drejtorit të OSHEE-së

12:14, 02/12/2022
A+ Aa A-

“Më ndoqën, goditen makinën nga pas dhe sapo kam zbritur për t’u sqaruar më kanë qëlluar me sende të forta, por nuk arrita t’i identifikoj agresorët”, kjo ka qenë dëshmia e dhënë para hetuesve e drejtorit të Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë, Edmir Përndreca, i cili u dhunua mbrëmjen e së mërkurës nga tre persona ende të paidentifikuar.

43-vjeçari po trajtohet në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor ka sekuestruar dhe po analizon pamjet e kamerave të sigurisë të objekteve përgjatë rrugës LezhëShënkoll, ku ndodhi ngjarja, por pa arritur ende që të bien në gjurmët e autorëve.

Sulmi ndaj drejtorit të OSHEE-së vjen pas intensifikimit të kontrolleve të këtij institucioni për vjedhje apo ndërprerje të energjisë elektrike ndaj abonentëve debitorë në të gjithë zonën e Lezhës. Dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës, ndaj dhe hetuesit po kalojnë në sytë të gjithë personat që janë prekur nga aksionet e fundit të OSHEE-së.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Lezhë-Shënkoll, teksa 43-vjeçari Edmir Përndreca po lëvizte me makinën e OSHEE-së, u godit nga pas nga një automjet tjetër.

Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht drejtorin e OSHEE-së, duke i shkaktuar fraktura në kokë, krah dhe këmbë.

Ai u mor nga autoambulanca dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, e më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Edmir Përndreca është emëruar drejtor i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë prej më shumë se 1 viti, ndërsa ka një karrierë të gjatë pune si inxhinier pranë këtij institucioni.

“Në aksin rrugor Shënkoll-Lezhë, automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga shtetasi E. P. 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. P. Shtetasi E.P, ka marrë dëmtime fizike dhe po merr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme”, sqaroi Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco