Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Krimi brenda Komisariatit/ Vrau kolegun, Gjykata s’pranon gjykimin e shkurtuar për ish-efektivin. Ç’tha dëshmitari për Ludjan Zaimin

Krimi brenda Komisariatit/ Vrau kolegun, Gjykata s’pranon gjykimin e shkurtuar për ish-efektivin. Ç’tha dëshmitari për Ludjan Zaimin

08:42, 02/12/2022
A+ Aa A-

Dosja hetimore në ngarkim të ish-efektivit të Komisariatit nr.3 Ludjan Zaimi, ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Tiranës. Ai akuzohet për “Vrasje me dashje e punonjësit të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj”. Zaimi qëlloi për vdekje me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi në ambientet e Komisariatit.

Avokatët mbrojtës të Zaimit bënë kërkesë në Gjykatë për gjykim të shkurtuar, por Gjykata nuk e ka pranuar, çka do të thotë se ish-efektivi rrezikon dënim maksimal prej 35 vitesh burg.

Duke marrë edhe dëshminë e një tjetër kolegut, organi i akuzës ngre dyshime se Zaimi e ka planifikuar vrasjen të paktën nga veprimet që ai ka kryer para krimit.

“Makina e autorit qëndronte e ndezur në derën e Komisariatit, e gatshme për t’u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa pak kohë para veprimit të zi, kishte dërguar mesazhe të dyshimta të afërmve të tij”, thuhet në dosjen hetimore.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Zaimi nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor pasi pak para krimit ka dërguar një tjetër mesazh.

“Do t’ju shkruaj në darkë diçka. Paçim tani… Elio, Eris, Faik, ju lë amanet babin dhe mamin, nëse do të kem mundësi do t’ju ndihmoj. Kur them amanet, duhet ta mbani amanetin. Eljo ose Eris, njëri nga ju, le të bëhet djali i shtëpisë time. Të lutem”, thuhet në mesazhin e zbardhur nga Prokuroria.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 23 majit në Komisariatin nr. 3 në Tiranë. Autori kishte rreth një vit e gjysmë në polici, ndërkohë që viktima kishte mbi 20 vjet që vishte uniformën e Policisë së Shtetit.

Prej kohësh, ai ankohej për daljen në shërbim me të, tregonte se Saliasi e bullizonte, e shante, e quante “qorr” dhe nuk ia kursente as personat e familjes. Por, të gjitha këto ankesa, kishin rënë në vesh të shurdhër. Situata kishte vijuar e tillë deri më 23 maj, ditë kur po bëhej instruktazhi.

Pamjet e rënda që u publikuan në media treguan se si Saliasi la sallën e u ul në shkallën pranë derës së Komisariatit. Fill pas tij, doli 25-vjeçari Zaimi. Pas pak sekondash, i riu nxjerr armën dhe nis të qëllojë pa ndalim në drejtim të 55- vjeçarit.

Pavarësisht se ky i fundit tentoi të mbrohej, nuk ia doli dot. Mori plumbat në pjesë të ndryshme të trupit në sy të të paktën nëntë kolegëve që i vetmi veprim që bënë ishte të ngrinin duart lart.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco