Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Durrës: I plagosuri shkon vet në spital në mes të natës, Policia në kërkim të autorit

Durrës: I plagosuri shkon vet në spital në mes të natës, Policia në kërkim të autorit

07:00, 02/12/2022
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka nisur kërkimet për kapjen e 28-vjeçarit me iniciale G.P, i cili dyshohet se ka plagosur me armë një person në lagjen nr.17 të Durrësit. Kërkimet filluan pasi i plagosuri Daniel Bushi u paraqit vetë në spital për kurim për shkak të plagës së shkaktuar nga një armë zjarri.

Policia e Durrësit njoftoi se: “Në në orët e para të mëngjesit ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” Durrës, shtetasi Daniel Bushi, 40 vjeç.

Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40 vjeçari dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco