Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Reagojnë fermerët për ligjin e Erion Braçes: Do ishte ndihmë e madhe për ne

17:31, 01/12/2022
A+ Aa A-

Një ditë pasi Erion Braçe denoncoi Taulant Ballën se ka bllokuar një ligj që u vjen në ndihmë fermerëve, kanë reaguar dhe këta të fundit. Fermerët vlerësojnë amendamentin e deputetit Braçe, duke u shprehur se ai do të zgjidhte ngërçin e krijuar me pikat e grumbullimit për pagesat e prodhimeve bujqësore. Por fermerët thonë se ky veprim i dpeutetëve socialistë, tregon se qeveria u shërben klientëve të saj.

Nëse ky ligj nuk do të bllokohej në Kuvend, fermeri Musa Molla nga fshati Leminot i Maliqit, nuk do të detyrohej të shkonte në gjyq për të marrë 30 milionë lekë, që sipas tij nuk ia ka dhënë ende pika e grumbullimit.

Një ditë pasi deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe denoncoi kreun e grupit parlamentar Socialist, Taulant Balla si autor të bllokimit të një ligji që u vinte në ndihmë bujqve, ka ardhur dhe reagimi i fermerëve. Musa Molla shprehet se amendamenti i paraqitur nga Erion Braçe do të vinte në ndihmë fermerëve, por ai thotë se veprimi i Taulant Ballës, tregon se qeveria është klienteliste.

Edhe fermerët në fshatin Suk të Roksovecit e vlerësojnë nismën e Erion Braçes, madje tregojnë se tani prodhimet i hedhin në kanal dhe nuk i dërgojnë te pikat e grumbullimit.

Amendamenti i paraqitur në Kuvend nga Deputeti Erion Braçe, parashikonte që fermerët të merrnin brenda 50 ditësh pagesat për prodhimet e shitura te pikat e grumbullimit. Por ky amendament u rrëuza nga deputetët socialistë, ndonëse u votua pro nga opozita.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco