EMRI-VIDEO/ Qëlloi me armë drejt dy vëllezërve, arrestohet 30-vjeçari

10:17, 29/11/2022
A+ Aa A-

Besmir Përkola është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës pasi u kap me pistoletë në makinë dhe me leje drejtimi të falsifikuar.

Mësohet se 30-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezërve Marjan dhe Hot Doçaj në mars të vitit 2021 në Shkodër.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe municionin luftarak që Përkola e mbante në makinë. Arrestimi i të riut është bërë nga forcat e posaçme “Shqiponja” në kuadër të operacionit të koduar “Arratia”.

Në mars të vitit 2021, policia arrestoi edhe dy vëllezërit Marjan dhe Hot Doçaj, të cilët janë konfliktuar me shtetasin Besmir Përkola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco