110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, mungojnë aktivitetet festive në Tiranë

17:49, 28/11/2022
A+ Aa A-

Teksa në Vlorë atmosfera festive ishte e vakët, në Tiranë për të shënjuar këtë ditë nuk kishte asnjë aktivitet. Përveç koncertit në mbrëmje në ‘Sheshin Skënderbej’, rrugët e Tiranës në këtë ditë të shënuar, i ngjasonin një dite të zakonshme, ku mungonin edhe dekorimet me flamurin kombëtar. 

 Ndërsa në Vlorë festimet ishin të vakëta, në Tiranë atmosfera thuajse ishte e vaket. Pa aktivitete të organizuara paradite nga Bashkia, e pa dekorin e nevojshëm, rrugët e Tiranës I ngjahsonin një dite normale, e jo një dite feste për 110 vjetorin e Pavarësisë.

Bulevardi dëshmorët e Kombit ishte e vetmja rrugë ku janë vendosur flamuj nga Bashkia e Tiranës, por edhe këtu bie në sy mungesa e stendave të nevojshme apo podiumet e aktiviteteve, që jemi mësuar t’i shohim edhe në ditë të zakonshme apo për festa të tjera.

Në disa zona të Tiranës, bie në sy vetëm ndonjë flamur I vendosur nga vetë qytetarët, të cilët shprehen se kushtet ekonomike ua privojnë festat, madje I festojnë në shtëpi

Për Bashkinë e Tiranës, e gjithë dita e pavarësisë përmblidhet me vetëm një Koncert në Sheshin ‘Skënderbej’, i cili prej ditësh është kthyer në ambient argëtimi të qytetarëve që ndjekin aty ndeshjet e Kampionatit Botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco