Aksidenti tragjik në aksin Durrës-Tiranë, identifikohet viktima e dytë

Aksidenti tragjik në aksin Durrës-Tiranë, identifikohet viktima e dytë

12:23, 27/11/2022
A+ Aa A-

Roxhesa Klironomi, 24 vjeç, është viktima e dytë e aksidentit tragjik në Durrës, e cila deri më tani nuk ishte identifikuar.

Gjatë aksidentit ajo nuk kishte mjet identifikimi me vete, gjë që solli edhe vështirësi për identifikimin e saj.

Shoferi 26-vjeçar, Arbër Tivari, banues në lagjen nr. 11 në  Durrës është i vetmi i mbijetuar nga aksidenti, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Viktimë e aksidentit mbeti edhe 26-vjeçarja Silva Gjergji, banuese në Mirditë.

Të rinjtë po udhëtonin me automjetin tip “Ford” me targë  AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës.

Dyshohet se drejtuesi i makinës Arbër Tivari, 26 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen rreth orës 1:15 pas mesnate në kilometrin e 7-të të autostradës Durrës Tiranë.

Policia ka bërë arrestimin e të riut nga Durrësi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco