EMRI/ Tritol dyqanit në Durrës, pronarja: S'kam konflikte me askënd

EMRI/ Tritol dyqanit në Durrës, pronarja: S'kam konflikte me askënd

10:46, 26/11/2022
A+ Aa A-

Zbardhet dëshmia e pronares së dyqanit të rrobave që u bë objekt sulmi me lëndë plasëse në Durrës.

33-vjeçarja Jonida Karaboja ka deklaruar se nuk kishte konflikte me askënd. “Nuk kam asnjë konflikt. Nuk e di kush mund ta këtë bërë”, është shprehur ajo.

Aktualisht policia po merr në pyetje të afërmit dhe familarët e saj.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco