Goditet banda shqiptare në Itali, sekuestrohet kokainë, armë dhe mbi 50 mijë € cash

Goditet banda shqiptare në Itali, sekuestrohet kokainë, armë dhe mbi 50 mijë € cash

18:28, 25/11/2022
A+ Aa A-

25 urdhër-arreste janë lëshuar kundër një grupi shqiptar që merrej me trafikim kokaine në Itali. Urdhër arrestet janë lëshuar, nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Trentos, ku janë kapur 5 persona në flagrancë dhe janë sekuestruar mbi një kilogram e gjysmë kokainë së bashku me një pistoletë gjysmë automatike dhe 50 mijë euro.

Raportohet se operacioni është koduar ‘Delivery 2020’ , i cili zgjati mbi një vit dhe u krye nga Drejtoria Antimafia e Qarkut Trento. Aksionet u kryen nga policia e Bolzanos, në bashkëpunim me ato të Brescia, Verona, Prato dhe Imperia.

Gjithsej 37 të dyshuar, besohet të jenë pjesë e një shoqate kriminale që synon tregtimin e drogës në sasi të mëdha. Hetimi goditi një klan me kombësi shqiptare që kishte marrë monopolin e shpërndarjes së drogës në zonën e via Roma, në Bolzano, falë bllokimit të ashpër për shkak të pandemisë. Në vend që të ndalonin shitjen, shqiptarët arritën të dyfishojnë çmimet e drogës me shumicë.

Të përfshirë në trafikun e drogës në zonën e Tirolit Jugor – dhe të prekur nga masat paraprake – janë edhe dy grupe të tjera kriminale, njëri me shtetas marokenë dhe tjetri nga tunizianët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco