Laboratori i kokainës në Fier/ Hoxha: Personat e përfshirë kanë lidhje me administratën shtetërore

Laboratori i kokainës në Fier/ Hoxha: Personat e përfshirë kanë lidhje me administratën shtetërore

14:32, 25/11/2022
A+ Aa A-

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja në lidhje me mega-operacionin e zhvilluar dje në fshatin Frakull të Madhe të Fierit, ku u gjetën rreth 24 ton pleh kimik, ku fshihej 430 kg kokainë me vlerë 40 mln euro.

 I ftuar në abcnews, Hoxha tha se personat e përfshirë në laboratorin e drogës në Fier kanë pasur njohje me administratën shtetërore dhe se kanë të kaluar të pasur në botën e narkotrafikut.

Hoxha: Personat e përfshirë kanë pasur njohje me persona të përshirë në administratë. Personat që kanë organizuar dhe financuar padiskutim, janë persona që kanë lidhje me botën e narkotrafikut, që nuk e kanë operacion të parë. Ato para i kanë fituar me ngarkesa tjera. Kolumbianët nuk nisin punë nëse nuk sigurohen se “klienti" ka para dhe e suporton. SPAK tha se ka kapur një nga finacuesit. Deri më tani është Nikolin Gjolena. Sasia e parave është shumë e madhe. Prandaj bëhen 3-4 operatorë që të minimizojnë dëmin nëse pësojnë goditje. Janë disa financues. Autoritetet tona kanë mbikëqyrur shtetas kolumbianë që kanë ardhur gjatë kësaj kohe. I shpalluri në kërkim kishte hyrë në mënyrë të rregullt në Shqipëri. Kur u ndalua nga policia, nuk u gjet mënyra se si kishte hyrë. E lanë të lirë që ta ndiqnin dhe të zbuluar se ku do i çonte.

Gazetari Hoxha pohoi se të bësh marrëveshje për drogë me Kolumbinë do të thotë se grupi në këtë rast ka pasur shuma të mëdha parash të fituara më parë nga trafikimi i drogës. Kujtojmë se deri më tani janë arrestuar 10 shqiptarë, 2 kolumbianë, ndërsa dy të tjerë kolumbianë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

Plehu kimik dhe kokaina u gjetën dje në shtëpinë e ish-kryetarit të komunës Frakull në Fier, Viktor Çervenakut.

Në banesën e Viktor Çervenakut u gjetën 600 thashë me pleh kimikë, brenda të cilëve kishte të fshehur kokainë dhe fishekë.

Sipas prokurorisë, plehu kimik ishte porositur nga kompania në emër të Zenel Çervenakut. Për pasojë janë sekuestruar 24 ton pleh artificial brenda të cilit dyshohet se ka 430 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, e cila mendohet të ketë vlerë e 40 milionë eurove, 15.910 euro, 3 armë zjarri automatik kallashnikov, 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 108 copë fishekë luftarakë të kalibrive të ndryshme, 18 celularë, 5 automjete, 2 laptopë dhe 2 armë gjahu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco