Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SPAK pranon kërkesën, rishqyrtim gjyqësor për Etleda Çiftjan

SPAK pranon kërkesën, rishqyrtim gjyqësor për Etleda Çiftjan

13:26, 25/11/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Apelit ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të rihapur shqyrtimin gjyqësor për Etleda Çiftjan.

Anëtarja e KPK-së dyshohet për falsifikim dokumentash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Vendimi i SPAK

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trupin gjykues të përbërë nga gjyqtarët: Miliana Muça (kryesuese), Igerta Hysi dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 25.11.2022 zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 73 akti, datë 17.10.2022 regjistrimi, në ngarkim të të pandehurës E.Ç, regjistruar mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm dhe ankimit të Shoqatës së A.A.Sh., ku disponoi:

- Mospranimin e ankimit nr. 45, datë 06.10.2022 të Shoqatës së A.A.Sh., ndaj vendimit nr. 48, datë 16.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Mos legjitimimin si palë në gjykatën e apelit të Shoqatës së A.A.Sh., duke qenë se palë në gjykatën e apelit janë po ato të gjykimit në shkallë të parë.

- Përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor në gjykatën e apelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco